Flet babai i 15-vjeçares që tentoi vetëvrasjen në Sarandë: E bullizonin shokët e klasës​

Flet babai i 15-vjeçares që tentoi vetëvrasjen në Sarandë: E bullizonin shokët e klasës​

Babai i vajzës nga Saranda, e cila dy ditë më parë tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga pallati ku jetonin, ka rrëfyer situatën e vështirë që familja ka kaluar.

Sipas tij, vajza kishte shfaqur shenja shqetësimi disa ditë më parë, por nuk kishte treguar për arsyet e vërteta të brengës së saj.


Ngjarja dyshohet se lidhet me bullizmin në shkollë, për të cilin kanë përjetuar shqetësime edhe vëllezërit e saj.

“Gjatë këtyre dy javëve, sidomos javën e fundit, vajza ka qenë shumë e shqetësuar. E kuptoja se nuk hante dhe e pyetja, por nuk më tregonte. Pikërisht ndodhi ajo që u bë pardje. Vajza i tregoi vëllait diçka për ofendimet dhe ironizimet që kishte marrë. Kur unë dëgjova zhurmën nga ballkoni, Zoti e ruajti. Fatmirësisht arritëm të vepronim në kohë,” rrëfen babai.

Ai shtoi se edhe djali i vogël i familjes është përballur me bullizëm, duke theksuar se ofendimet shkojnë deri tek prindërit dhe gjendja po bëhet shqetësuese.

Vajza fatmirësisht ka shpëtuar pas tentimit, ndërsa familja kërkon ndërhyrje dhe mbështetje psikologjike për të përballuar situatën. Ata apelojnë gjithashtu për vëmendje të veçantë ndaj fenomenit të bullizmit në shkolla, i cili, sipas tyre, po shkatërron psikologjikisht fëmijët.