E shtunë, 31 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeFlamuri amerikan valon në Damask për herë të parë që nga viti...

Flamuri amerikan valon në Damask për herë të parë që nga viti 2012

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Sirinë, Thomas Barrack, ka ngritur flamurin amerikan mbi rezidencën e ambasadorit në Damask, për herë të parë që nga viti 2012 një moment që u cilësua simbolik për kthimin diplomatik të SHBA-së në Siri.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Sirinë, Thomas Barrack, e ngriti flamurin gjatë një vizite zyrtare, duke shënuar kthimin simbolik të pranisë diplomatike amerikane në këtë vend të shkatërruar nga lufta civile.

Ky zhvillim vjen pas muajsh angazhimi diplomatik dhe pas takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të ri sirian Ahmed al-Sharaa në Riad. Pas këtij takimi, SHBA ka lehtësuar disa prej sanksioneve ndaj Sirisë.

Ambasada amerikane në Damask ishte mbyllur në vitin 2012, në kulmin e trazirave kundër regjimit të atëhershëm të Bashar al-Assad. Deri më tani, përfaqësuesit amerikanë për Sirinë kanë vepruar nga jashtë territorit sirian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT