Me flamurin e UÇK-së, atë kuq e zi dhe të Kosovës, qindra protestues janë mbledhur së bashku afër një pompe të derivateve janë nisur për në Hagë, atje ku do të marrin pjesë në protestë kundër Gjyktës Speciale që do të mbahet sot me fillim nga ora 14:00, pranë Dhomave të Specializuara.
Nga videoja që kanë dërguar lexuesit për Klankosova.tv shihen flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke valuar, me shqiptarët në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët.
Pritet që sot në Hagë të jenë qindra e mijëra bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mërgimtarë nga diaspora, si dhe qytetarë nga Kosova.
Videoja
The post Flamujt e UÇK-së valojnë në Hagë – shqiptarët në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.