Pasi lançoi ekskluzivisht në Kinë smartfonin T 7 muajin e kaluar, Realme më në fund ka prezantuar dy versione globale të telefonit që karakterizohet nga një bateri masive prej 7,000 mAh. Konkretisht janë dy modele, GT 7 dhe GT 7T.
GT 7 vjen në ngjyrë të zezë dhe blu dhe fillon prej 750 eurosh për 12GB RAM dhe 256GB hapësirë. Gjithashtu do të shitet një variant Dream Edition i GT 7 krijuar në bashkëpunim me ekipin e Formulës 1 Aston Martin dhe konfiguruar me 16GB RAM dhe 512GB hapësirë për 900 euro.
Të dy versionet mund të porositen nga ky moment nga uebsajti i Realme në Europë dhe Indi. Pavarësisht baterisë masive, GT 7 është vetëm 8.3mm i trashë. Për krahasim, iPhone 16 Pro është 8.25mm me bateri 3,582mAh ndërsa Galaxy S25 Ultra është 8.2mm me bateri 5,000 mAh.
Realme GT7 fuqizohet nga çipin MediaTek Dimensity 9400e dhe karakterizohet nga një ekran 6.78-inç AMOLED 120Hz me rezolucion 2780×1264 pikse dhe ndriçim prej 6,000 nits.
Bateria prej 7,000 mAh do ta mbajë në funksion deri në 3 ditë me përdorim të lehtë. Telefoni nuk ka një karikim wireless po përfshin një adapter 120W dhe USB-C për tu karikuar në 50 përqind për 14 minuta ose 100 përqind në 40 minuta.
Në pjesën e pasme të telefonit është një kamër telefoto prej 50-megapiksel me zmadhim optik 2x, një kamër qendrore prej 50-megapiksel me stabilizim optik dhe një sensor me kënd të gjerë prej 8-megapiksel. Në pjesën ballore gjendet një kamër 32-megapiksel ndërsa skaneri i shenjave të gishtërinjve fshihet nën ekran.
GT 7 ofron rezitencës IP67 ndaj ujit dhe pluhurit, mbështet Wi-Fi 7, NFC dhe Bluetooth 5.4 dhe debuton me Android 15. Realme premton katër version të tjera Android dhe 6 vite përditësime sigurie.
Modeli më i lirë GT 7T fuqizohet nga çipi Dimensity 8400-Max dhe ka ekran 6.8-inç. Ka vetëm dy kamera të pasme duke hequr sensorin telefoto. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0