Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, sot thanë fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj tyre në Hagë që zgjati thuajse 3 vjet.
Me fjalimin e tyre, secili nga ish-katërshja e UÇK-së mbrojti të drejtën e popullit të Kosovës për liri.
Fuqishëm dhe njëzëri thanë se janë të pafajshme nga akuzat me të cilat ata ngarkohen.
Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, nga afër e ka ndjekur krejt këtë zhvillim tejet të rëndësishëm.
Kelmendi tregoi atë se çka ndodhi brenda seancës gjyqësore.
Ai theksoi se deklarimet e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, Ishin kolazh i etapave që rrumbullakësuan rrëfimin për liri.
“Duke ia treguar të njëjtin edhe trupit gjykues, që nëse i vlerësojnë faktet dhe të vërtetën siç ju referuan shumë herë, ata do të vendosin që edhe në këtë proces të sjellin drejtësinë, duke e përmbushur misionin e tyre duke i liruar”, deklaroi Kelmendi.


