Fituesi i “Topi i Artë” mbetet engimë: Ronaldinho do t’ia dorëzojë Lamines apo Dembeles?

Fituesi i "Topi i Artë" mbetet engimë: Ronaldinho do t’ia dorëzojë Lamines apo Dembeles?

Legjenda e Barcelonës dhe PSG-së, Ronaldinho, do të ketë rolin e veçantë për dorëzimin e “Topit të Artë” në gala mbrëmjen që zhvillohet këtë të hënë.

Edhe pse Kylian Mbappé nuk është pjesë e garës për këtë vit, ai do ta mbështesë Dembelennga shtëpia, duke lënë intrigën tërësisht të hapur mbi fituesin.


Sipas raportimeve të Cope, zgjedhja e Ronaldinhos për të prezantuar çmimin duket të jetë pjesë e një strategjie për të ruajtur pasigurinë deri në momentin e fundit. Lamine Yamal dhe Ousmane Dembele konsiderohen favoritët kryesorë për të fituar “Topin e Artë”.

Ronaldinho

Në dekadën e fundit, Topin e Artë e kanë dorëzuar figura të njohura të futbollit dhe ish-yje që kanë luajtur në nivele të larta. Për shembull, në vitin 2024, George Weah dorëzoi çmimin për Rodri, ndërsa në 2023 David Beckham e dorëzoi për Lionel Messin.

Në 2022 ishte Zinedine Zidane ai që shpalli fituesin Karim Benzema, dhe më parë Didier Drogba kishte dhënë Topin e Artë për Messin në 2021. Disa vite më parë, fituesit e Topit të Artë janë shpallur edhe nga ish-lojtarë si Luka Modric (2019), Cristiano Ronaldo (2016 dhe 2017), apo Kaká (2015), duke krijuar një traditë ku ish-yjet dhe legjendat e futbollit japin vetë çmimin për lojtarët më të mirë të vitit.

Ronaldinho, i cili ka luajtur si për Barcelonën ashtu edhe për PSG-në, i jep kësaj mbrëmje një dimension të veçantë dhe mbështet intrigën deri në çastin final.

Ronaldinho te Barcelona

Dembele ka regjistruar një sezon të jashtëzakonshëm me 35 gola dhe 16 asiste në 53 ndeshje, duke kontribuar me një mesatare pothuajse një gol për ndeshje, si dhe duke fituar pesë trofe (Liga e Kampionëve, Ligue 1, Superkupa e Francës, Kupa e Francës dhe Superkupa e Evropës).

Lamine Yamal nuk mbetet pas; spanjolli shënoi 18 gola dhe dha 25 asiste në 55 ndeshje, duke fituar Ligën e Kombeve, La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Yamal dhe Dembele

Gala e “Topit të Artë” këtë vit pritet të mbajë tifozët në ankth deri në çastin kur do të zbulohet se cili lojtar do të nderohet me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit. /Telegrafi/