Fitorja e kampionëve të Italisë ndaj Feyenoordit në Rotterdam të Holandës, për Interin nuk ishte thjeshtë një hap para për ta arritur çerekfinalen në Ligën e Kampionëve.
Te “Nerazzurët” ndryshuan personazhet e dy rekordeve.
Sulmuesi Lautaro Martinez, i cili me shënimin e tij e vulosi fitoren e djeshme (0-2), zyrtarisht është bërë realizatori më i mirë në histori të “Zi-kaltërve” në UEFA Champions League, me 18 gola, raporton Klankosova.tv.
Argjentinasi e ka kaluar tashmë legjenden e Interit, italianin Sandro Mazzola, i cili kishte shënuar 17 herë në kompeticionin kryesor evropian të futbollit për klube.
Megjithatë, epoka më e lavdishme futbollistike e Interit, nuk lidhet as me njërin e as me tjetrin trajner.
Ishte portugezi, Jose Mourinho, ai i cili la gjurmë historike te ky klub, duke fituar në të gjitha garat ku merrte pjesë, gjatë edicionit 2009/2010, njofton Klankosova.tv.
Me të në krye të skuadrës, Interi fitoi ‘Tripletan’, duke triumfuar në Serie A, Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampionëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>