Skuadra e Aston Villas shënoi fitore të thellë ndaj Neëcastle Unitedit me shifrat 4:1 në javën e 32-të në Premier League.
Kjo fitore e ekipit të Unai Emery e ka bërë shumë interesante garën për top-5, shkruan Indeksonline
Premier League ditë më parë mori lajmin nga UEFA, se në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve do të marrin pjesë pesë ekipet e para.
Kështu, me fitoren e Aston Villas është bërë një “tollovi” e vërtetë për pesë pozitat e para.
“Villa Park” është në pozitën e 6-të me 57 pikë, aq sa ka edhe vendi i 5-të, Nottingham Forest.
Kurse Chelsea është në pozitën e 7-të me 54 pikë dhe deri në fund do jetë një garë e ashpër për pozitat që çojnë në Champions League./Indeksonline/