E martë, 20 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeFitore historike për Dukagjinin, mposht Mitrovicën dhe fiton Kupën

Fitore historike për Dukagjinin, mposht Mitrovicën dhe fiton Kupën

Skuadra e Dukagjinit nga Klina ka shkruar histori në futbollin e femrave duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës. Në finalen dramatike të zhvilluar të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, klinaset triumfuan pas penalltive ndaj Mitrovicës, me rezultat të përgjithshëm 6-5, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndeshja ishte e fortë dhe plot rivalitet, ku pas kohës së rregullt dhe dy vazhdimeve prej nga 15 minuta, rezultati mbeti i barabartë 1-1. Mitrovica kaloi e para në epërsi në minutën e 29-të me golin e Marigona Tahirit, ndërsa Gjenifer Pjetri i dha barazimin Dukagjinit në minutën e 62-të.

Mitrovicaset mbetën me një lojtare më pak pas një kartoni të kuq, gjë që ndikoi në vazhdimësinë e lojës dhe në përballjen e penalltive. Pikërisht në këtë fazë vendimtare, futbollistet e Dukagjinit treguan qetësi dhe përqendrim më të madh.

“Futbollistet e Dukagjinit treguan qetësi dhe saktësi më të madhe, duke arritur të triumfojnë,” thuhet në përshkrimin e ndeshjes.

Mitrovica, e cila më herët kishte fituar titullin e kampionit të Kosovës pas një fitoreje 1-0 pikërisht ndaj Dukagjinit, nuk arriti të përsërisë suksesin edhe në finalen e Kupës. Kësaj radhe, Dukagjini mori revanshin dhe ngriti trofeun, duke kompletuar një sezon të suksesshëm dhe historik për klubin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT