Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti e tashmë trajneri kosovar, Ilir Nallbani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Në këtë podcast, Nallbani flet për hapat e tij të parë në futboll, por edhe trofetë me klubin e Besës së Pejës, kur dominonin futbollin kosovar.
“Gjithmonë është kënaqësi kur reflekton dhe i kujton ato kohë, pasi unë si i ri, 18-vjeçar, jam bërë kampion dhe kam fituar tituj. Por ka qenë një periudhë e vështirë, pasi e fitojshe Kupën, apo dilje kampion dhe të nesërmen vazhdoje jetën normalisht”.
Ilir Nallbani, mysafir te Arena e Yjeve telegrafi.com
“Për mua, kur e kemi fituar në të dytin vit radhazi, jam gëzuar, por edhe jam dëshpëruar duke menduar se çfarë na pret të ardhmen. Pasi u bënë dy herë radhazi dhe nuk po shkonim në Evropë”, tregon Nallbani, për atë periudhë të pasluftës, kur klubet nuk luanin në garat e UEFA-s.
Nallbani tregon se si ka besuar në cilësitë e tij si lojtar dhe ka pasur dëshirë të madhe të luante jashtë vendit.
“Vitet ikin kur je futbollist dhe nuk ke kohë të presësh gjatë pa e dëshmuar veten. Unë kisha besim në vetvete për nga ana e kualitetit dhe çfarë më mungonte, ishte dëshira për të dalë jashtë shtetit. Ose do ta arrija qëllimin, ose do ta lija krejt. Ky ka qenë qëllimi i asaj periudhe, pasi fitonim ndeshje dhe po fitonim kampionat, por nuk po paraqiteshim në Evropë. Ky pra ka qenë destinacioni im në karrierën sportive”, deklaroi Nallbani në Arenën e Yjeve.
Ish mesfushori i njohur pejan, tani është përzgjedhës te Kosova U-15. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com