Iniciativa Lidhja e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Fehmi Kupina, ka arritur që ta sigurojë certifikimin për të garuar në zgjedhjet e 12 tetorit.
Kështu kanë konfirmuar për Klankosova.tv burime brenda kësaj iniciative.
Certifikimi erdhi pas ankesës së bërë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të KQZ-së.
Ankesa në PZAP u aprovua dhe kështu urdhërohet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta bëjë certifikimin, njofton Klankosova.tv.
Në mbledhjen e fundit, KQZ-ja nuk e pati certifikuar këtë iniciativë, me pretendimin se emri ka ngjashmëri me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Klankosova.tv ka siguruar edhe vendimin prej 6 faqesh. / Klankosova.tv.
The post Fiton ndaj KQZ-së, Lidhja e Prishtinës siguron certifikimin për zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on Klan Kosova.