Fiton 3,5 milionë euro në vit si i shkarkuar nga Juventusi, Motta refuzon skuadrën spanjolle

Fiton 3,5 milionë euro në vit si i shkarkuar nga Juventusi, Motta refuzon skuadrën spanjolle

Pavarësisht shkarkimit nga Juventusi, Thiago Motta vazhdon të jetë një nga trajnerët më të kërkuar dhe më të paguar në Evropë.

Trajneri italo-brazilian, i cili u shkarkua në gjysmë të sezonit të kaluar pas një periudhe të shkurtër në Torino, po përfiton ende financiarisht nga kontrata e tij me klubin bardhezi.


Sipas mediave italiane, Motta përfiton 3.5 milionë euro në vit, pavarësisht se nuk është më në stol. Marrëveshja e tij me Juventusin mbetet e vlefshme deri në vitin 2027, gjë që e bën të vështirë për klubet e tjera ta bindin të nënshkruajë pa marrëveshje paraprake me Bianconerët.

Në ditët e fundit, Real Sociedad ka shfaqur interes për ta sjellë Mottan në La Liga, por trajneri ka zgjedhur të mos nxiton.

thiago motta 2024/10/thiago-motta.jpg telegrafi.com

Ai dëshiron të presë projektin e duhur dhe të analizojë mundësitë e tij me kujdes, duke mos pranuar ofertat që nuk i përshtaten filozofisë së tij të punës.

Raportimet e mediave spanjolle theksojnë se Motta ka refuzuar më herët ofertat nga Bayer Leverkusen dhe AS Monaco, duke i bërë të qarta synimet e tij për të pritur një projekt ambicioz dhe me bazë të fortë sportive.

Megjithëse aktualisht është pa ekip, reputacioni i Mottës si një prej trajnerëve të rinj më premtues në futbollin evropian vazhdon të rritet. /Telegrafi/