E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizFitojnë Manchesterët, Tottenham e Ipswich nuk ia dalin ndaj tyre

Fitojnë Manchesterët, Tottenham e Ipswich nuk ia dalin ndaj tyre

Erling Haland me realizimin e tij në minutën e 12-të, ka rezultuar të jetë vendimtar për 3 pikët e Manchester Cityt në udhëtim te Tottenham.

Pavarësisht një iniciative të theksuar të vendasëve, Spurs nuk arritën të nxjerrin rezulat të favorshëm nga ballafaqimi i sotëm.

Fitore ka shënuar edhe ekipi tjetër nga qyteti i Manchesterit.

United e mundi me vështirësi Ipswichin, pasi pjesën dërmuese të ndeshjes e kaloi pa një lojtar, duke qenë se Patrick Dorgu u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër, njofton Klankosova.tv.

“Djajtë e Kuq” e përmbysën kundërshtarin, që qysh në minutën e 4  kaloi në epërsi, pas një gafe të portierit vendas, Andre Onana, që i mundësoi Jaden Philogenes të shënojë.

Sam Morsy, e më pas Matthijs De Ligt, e kthyen në favor të mvendasëve rezultatin, por i njejti lojtar i Ipswich Town që e hapi serinë e golave, shënoi përsëri, për të shkuar skuadrat në pushim me nga dy tundje rrjetash.

Me të nisur fraksioni i dytë, Harry Maguire i ndezi tifozët në “Old Trafford”, duke rikhyer avantazhin, e që do të rezultonte edhe goli i fitores.

City është rikthyer në vendin e katërt me 47 pikë, kurse United qëndron ende shumë poshtë, raporton Klankosova.tv.

Me nga 33 pikë, United e Tottenham ndajnë pozitat 12 dhe 13, ndërsa Ipsich i 18-ti me veç 17 pikë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498