Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate ka fituar edhe një mandat si kryetar i Komunës së Malishevës, duke shmangur balotazhin.
Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, ai prezantoi prioritetet dhe planet e tij për zhvillimin e komunës gjatë mandatit të ri.
”Më tutje, prioritetet tona kryesore janë furnizimi me ujë të pijes për të gjitha qytetet dhe fshatrat e komunës së Malishevës. Pastaj, ndërtimi i një stacioni të energjisë elektrike, pasi kemi mungesë të furnizimit të mjaftueshëm me energji elektrike. Sigurisht, do të vazhdojmë edhe me urbanizimin e Malishevës, ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme nëpër fshatra, rrugët, mirëmbajtjen, kanalizimet, trajtimin e ujërave të zeza, ndriçimin, transportin, pajisjet për shkolla, e tutje”, tha Kastrati.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:
The post Fitoi bindshëm Malishevën, Kastrati tregon projektet e reja për qytetin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.