Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në Bundesliga.
23-vjeçari shënoi dy gola në fitoren e Hoffenheimit ndaj Union Berlinit prej 4-2.
Fillimisht, sulmuesi dardan shënoi në minutën e 45+3’, me një goditje me kokë, pas asistimit nga Lemperle.
Asllani e shënoi golin e dytë të Hoffenheimit të ndeshjes, pasi Kramaric kishte shënuar dy minuta më parë, nga penalltia.
Në pjesën e dytë, Asllani doli prapë në skenë, duke shënuar edhe golin e dytë personal në këtë përballje.
Sulmuesi shënoi për 3-1, pasi paraprakisht Union Berlini kishte ngushtuar epërsinë me anë të Ansah.
Asllani u largua nga ndeshja në minutën e 66-të.
Në fund, Hoffenheimi fitoi 4-2, pasi Lemperle shënoi në minutën e 82-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Kjo është fitorja e dytë e Hoffenheimit në tri xhirot e para. Së pari e kishte e mposhtur Leverkusenin si mysafir në xhiron e parë, derisa në të dytën e pësoi një humbje prej 3-1 nga Frankurti si vendas. Asllani përgjatë këtyre tri xhirove të para, i ka tre gola e një asistim në elitën e futbollit gjerman.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!