Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka komentuar vendimin e bashkëlojtarit të tij te Hoffenheim, Leon Avdullahu, për të zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, duke lënë pas Zvicrën.
Avdullahu, mesfushor i ri me potencial të madh, ishte më parë pjesë e përfaqësueses zvicerane, por në shtator vendosi t’i bashkohej “Dardanëve”, ku debutoi në dy ndeshjet e para me paraqitje pozitive nën drejtimin e trajnerit Franco Foda.
Asllani, i cili ndan të njëjtin klub me Avdullahun, foli për këtë vendim gjatë një interviste:
“Folëm shumë, por nuk doja ta ndikoja. Vendimi duhej të vinte nga zemra e tij.”
Ai tregoi edhe momentin kur mori vesh përfundimisht për zgjedhjen e Leonit:
“Ditën që tha se do të vendoste, e pyeta rreth orës 6 pasdite nëse e kishte vendosur. Ai u përgjigj me një fjalë: Kosova. Isha shumë i lumtur”, – tha Asllani.
Dyshja Asllani–Avdullahu nuk janë të vetmit shqiptarë te Hoffenheim. Ata ndajnë dhomat e zhveshjes edhe me Albian Hajdarin, një tjetër talent shqiptar që aktivizohet me skuadrën gjermane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!