Fisnik Asllan, lojtar i ndeshjes – paraqitje e mirë edhe nga Albian Hajdari

Fisnik Asllan, lojtar i ndeshjes - paraqitje e mirë edhe nga Albian Hajdari

Fisnik Asllani shkëlqen me dygolësh, Hoffenheim mund Union Berlinin Hoffenheim ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Union Berlin, në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga.

Skuadra ku gjenden tre yjet nga Kosova i arkëtoi pikët e plota me një fitore të madhe me rezultat 4-2.


Fisnik Asllani golat i shënoi në minutat 45+3’ dhe 52, duke qenë një nga mw të mirët në fitoren e klubit të tij.

Sulmuesi doli të jetë lojtari i ndeshjes, sipas SofaScore, duke u vlerësuar me notën 8.3, pasi kishte edhe tri gjuajtje brenda kuadratit, 33 prekje topi dhe një pasim kyç.

Shifrat e Finsik AsllanitTelegrafi/SofaScore

Ishte mbrojtësi Albian Hajdari fitoi penallti, ndërsa paraqitje solide kishte edhe Leo Avdullahu.

Hajdari kishte 11 duele të fituara dhe 9 spastrime, duke u vlerësuar me notën 7.3.

Shifrat e Albian Hajdarit Telegrafi/SofaScore

Hoffenheim me këtë triumf ngjitët në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë, kurse Union Berlin bie në pozitën e 12-të me tre sosh./Telegrafi/