Frika nga një përplasje e mundshme NATO-Rusi ka ringjallur debatin në Berlin mbi sigurinë kombëtare. Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, i tha revistës Der Spiegel se Gjermania duhet të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të dyja gjinitë, duke theksuar se forcat e armatosura “kanë shumë pak trupa”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ose kemi barazi, ose jo,” deklaroi ai, duke shtuar se do të ishte “i gatshëm të luftonte” për të mbrojtur lirinë e tij, nëse do të kërkohej. Fischer pranoi se kundërshtimi i tij i dikurshëm ndaj detyrimit ushtarak ka qenë një “gabim” në dritën e kërcënimeve aktuale.
Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka lënë të hapur opsionin për kthimin e detyrimit “në kushte të caktuara”, ndërsa qeveria po përgatit fillimisht një model vullnetar. Debati është intensifikuar pas vendimit të NATO-s javën e kaluar për programin më të madh të riarmatimit që nga Lufta e Ftohtë, që për Gjermaninë nënkupton deri në 60 000 ushtarë shtesë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!