Finalja e sezonit të dytë të “Love Is Blind: UK”, e transmetuar mbrëmë, solli kthesën më të madhe të sezonit. Bardha, konkurrentja shqiptare që u bë një nga figurat më të komentuara, refuzoi të martohej me partnerin e saj, Jed, duke e lënë publikun të habitur.
Në altar, ajo deklaroi se ndonëse lidhja kishte potencial, i duhej më shumë kohë për ta njohur më mirë partnerin. “Unë dua një martesë të gjatë, jo një divorc pas disa vitesh. Duhet të jem e sigurt që po bëj zgjedhjen e duhur,” u shpreh Bardha. Ky vendim u prit me reagime të përziera në rrjete sociale – disa e përgëzuan për maturinë, të tjerë e kritikuan për refuzimin.
Gjatë sezonit, Bardha dhe Jed kishin pasur përplasje për çështje praktike si ndarja e shpenzimeve, duke nxjerrë në pah mospërputhje në mënyrën e të menduarit për jetën në çift.
Pas vendimit, Bardha është bërë një nga emrat më të përfolur në rrjet, ku mijëra përdorues në X dhe Instagram kanë shpërndarë reagimet e tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!