E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeSportFinalja e Kupës së Kosovës pritet të gjykohet nga gjyqtarë të huaj...

Finalja e Kupës së Kosovës pritet të gjykohet nga gjyqtarë të huaj – Indeksonline.net

12:47 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / Gj. Sh

Ky sezon në futbollin kosovar është shoqëruar me polemika të shumta rreth referimit.

Shumë skuadra kanë pasur në vazhdimësi kritika rreth ndarjes së drejtësisë nga gjyqtarët kosovarë, shkruan IndeksOnline.

E kjo ka bërë që Federata e Futbollit të Kosovës të shqyrtojë mundësinë që ndeshja finale e Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Llapit ti besohet gjyqtarëve të huaj.

Kështu ka bërë të ditur gazetari kosovar, Lorik Gashi.

Vendimi pritet të merret në ditët në vazhdim.

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Llapit do të zhvillohet me 21 maj, në stadiumin “Fadil Vokrri”./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT