Ferizaj e ka fituar trofeun e Kupës së Federatës së Kosovës në volejboll për meshkuj.
Në palestrën “Bill Clinton” të këtij qyteti. vendasit e mposhtën Pejën me rezultat të përgjithshëm 3-2, njofton Klankosova.tv.
Megjithatë kjo festë volejbolli nuk u mbyll në mënyrën më të mirë, pasi pati një përleshje fizike në tribunë.
Nga klubi pejan kanë deklaruar se gjatë gjithë kohës janë fyer e gjuajtur me gjësende prej tifozërisë ferizajase.
“Në fund të ndeshjes lojtarët tanë u ofenduan dhe gjuajtën me gjësende të forta nga tifozëria vendase. Klubi jonë shpreh indinjatën e thellë ndaj këtyre gjesteve që nuk kanë vend në sport”, shkruhet në postimin e KV Peja, transmeton Klankosova.tv
Nga ana tjetër, lidhur me incidentin nuk janë deklaruar nga skuadra fituese, të cilët kanë postuar vetëm momentet e triumfit në këtë turne.
Ndërkohë sa i përket lojës së zhvilluar, gjatë krejt kohës pati luftë të vërtetë sportive.
Setin e parë e fituan vendasit me rezultat 25-22, derisa mysafirët u rikthyen në të dytin, duke e mbyllur 18:25.
Edhe më mirë shkoi fraksioni i tretë për pejanët, të cilëve u takoi me rezultat 17:25, njofton Klankosova.tv
Por Ferizaj barazoi gjithçka me setin e fituar bindshëm 25-11, derisa në atë final, triumfuan 18-16.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.