Na presin edhe dy javë nga finalja e FA Cup mes Crystal Palace dhe Manchester Cityt.
Mirëpo kjo ndeshje mund të zhvendoset në një orar tjetër për një arsye interesante.
Kjo është për shkak se BBC ka të drejtat televizive për këtë finale dhe ka bërë kërkesë te Federata Angleze (FA), që kjo ndeshje të zhvillohej në orën 15, për të mos u përplasur me finalen e madhe të Eurovision Song Contest.

“FA” pritet të përcaktojë orarin e kësaj ndeshje këtë javë
BBC ka të drejtat ekskluzive për festivalin si televizion publik dhe i druhet një përplasje mes të dy eventeve nëse ndeshja vendoset të luhet në orën 17:00 dhe nëse luhen vazhdimet apo edhe penalltitë.
Kujtojmë se ndeshja finale e “FA Cup” mes Crystal Palace dhe Manchester Cityt, do të zhvillohet më datën 17 maj me orarin që nuk është caktuar ende.