“Fillimisht dënuam veprimtaritë e UÇK-së”, Rubin: Me kalimin e viteve e njohëm më mirë…

“Fillimisht dënuam veprimtaritë e UÇK-së”, Rubin: Me kalimin e viteve e njohëm më mirë…

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin ka shpjeguar një deklaratë të tij të para shumë vitesh, ku thoshte: “po vriteshin me gjakftohtësi civilë serbë, këto janë akte terroriste dhe ne besojmë që janë të gabuara, kjo është pikërisht ajo që po bënte UÇK-ja asokohe”.

Në sallën e gjyqit, Rubin tha se i kujtohej arsyeja pse Amerika dënoi veprimtaritë e UÇK-së në fazën fillestare. Por, ish-diplomati amerikan tha se me kalimin e viteve, njohën më mirë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Më kujtohet arsyeja pse i dënuam veprimtaritë e UÇK-së në fazën fillestare, sepse po vriteshin civilë dhe jo ushtarë, prandaj dënuam veprimtaritë e UÇK-së, por me kalimin e viteve njohëm më mirë organizatën”.

Poashtu, Rubin tha se më vonë, Amerika kuptoi se UÇK-ja u konsiderua se ishte në anën e engjëjve, pasi nënshkroi Marrëveshjen e Paqes.

Rubin: Fillimisht UÇK-në e përshkruam si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste – ky qëndrim ndryshoi pastaj

 

The post “Fillimisht dënuam veprimtaritë e UÇK-së”, Rubin: Me kalimin e viteve e njohëm më mirë… appeared first on Klan Kosova.