Legjenda e Real Madridit, Luis Figo, ka lavdëruar Kylian Mbappen, duke e vendosur atë në një piedestal të ngjashëm me fenomenin Ronaldo Nazario Da Lima.
Mbappe është bërë ylli kryesor i Los Blancos, dhe performancat e tij tashmë po krahasohen me më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.
“Kylian Mbappe është i ngjashëm me Ronaldo Nazarion, por mendoj se krahasimi nuk është perfekt”, ka thënë fillimisht Figo.
“Mbappe ka cilësitë e tij unike; talent të jashtëzakonshëm, i shpejtë, që shënon”.
Mbappe vazhdon të dominojë Evropën, duke lënë pas vetes emra të mëdhenj si Kane dhe Lewandowski.
“Ai është i ngjashëm me Ronaldon në këtë aspekt, në aspektin e fuqisë, shpejtësisë dhe shpërthimit, por mendoj se nuk duhet të krahasohen.”, përfundoi ish-ylli i Realit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!