E hënë, 26 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeFifi pas "paragjykimeve" për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta...

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka reaguar pas një sërë komentesh negative dhe paragjykimeve që ka marrë në rrjete sociale kohëve të fundit, shumica prej tyre nga llogari të rreme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur zhgënjimin ndaj mënyrës se si po interpretohen angazhimet e saj të fundit në muzikë, ku përveç si artiste, po vepron edhe në rolin e producentes.

“Po shoh plot komente, plot zhgënjime, plot fake accounts që paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më saktësisht si producente,” ka shkruar ajo.

Fifi bëri të ditur se është duke bashkëpunuar me këngëtaren Egli për të sjellë një projekt të ri muzikor, të cilin e sheh si një rikthim të merituar për artisten.

“Nesër në orën 18:00 del projekti i ri ‘Jete’ i saj dhe shpresoj shumë ta kuptoni punën e madhe që kemi bërë si ekip,” shtoi ajo, duke theksuar se Egli nuk po prezantohet si influencuese apo tiktoker-e, por si “një artiste e vërtetë”.

Në fund, Fifi nuk ka harruar t’u drejtohet ndjekësve të saj me një mesazh dashurie: “LOVE YOU GUYS.. FIFI”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT