FIFA vendos dorë mbi të ardhmen e Aymeric Laporte për Athletic Bilbaon

FIFA vendos dorë mbi të ardhmen e Aymeric Laporte për Athletic Bilbaon

Shtëpia e futbollit FIFA e ka aprovuar transferimin e mbrojtësit Aymeric Laporte për Athletic Bilbaon, me spanjollin që do të nënshkruajë për tre vite.

FIFA e dëgjoi kërkesën e Athletic Bilbaos dhe konsideroi se kanë kryer të gjithë punën siç duhet, derisa ishte Al Nassr që gaboi para se afati kalimtar veror të mbyllet zyrtarisht.


FIFA konsideroi se marrëveshja e tre palëve ishte e kompletuar, si dhe Athletic Bilbao ofroi dokumentacion që vërteton se të gjitha kërkesat ishin në rregull dhe ishin nënshkruar në kohën e duhur.

Aymeric Laporte

Laporte kësisoj do të nënshkruajë menjëherë me Bilbaon, të cilët punuan tërë verën për ta kompletuar këtë afrim.

Në këtë negociatë mes tre palëve, lojtari arriti ta bindte Al Nassr për ta lejuar të largohej, me të cilët kishte edhe një vit kontratë derisa Athletic Bilbao ofroi 10 milionë euro për ta realizuar këtë afrim.

Padyshim ky do të jetë një lajm i madh për trajnerin Ernesto Valverde, i cili kishte vetëm dy qendërmbrojtës (Vivian dhe Paredes) të gatshëm pasi Yeray ishte i suspenduar, derisa Egiluz mbetet i lënduar për një periudhë të gjatë.

Laporte gjatë kësaj periudhe e vonoi rikthimin në Arabinë Saudite, ndërsa po stërvitej te Athletic Bilbao me shpresën që FIFA ta rregullonte situatën. /Telegrafi/