E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizFIFA lëshon dorën, një miliard dollarë në total shpërblim në Kupën e...

FIFA lëshon dorën, një miliard dollarë në total shpërblim në Kupën e Botës për Klube

FIFA do të japë një miliard dollarë në total si çmim për Kupën e Botës për Klube që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, sipas Sky Sports.

Kjo shifër tejkalon shpërblimin e dhënë nga FIFA për Kupat e fundit të Botës për meshkuj dhe femra.

FIFA nuk ka zbuluar detaje të plota se si planifikon të financojë turneun inaugurues me 32 ekipe, por ka siguruar marrëveshje sponsorizimi dhe transmetimi.

Shërbimi britanik i transmetimit DAZN ka siguruar të drejtat ekskluzive globale të transmetimit për turneun në dhjetor, me kontratën e raportuar që vlen rreth një miliard euro.

Gjithashtu, FIFA ka siguruar marrëveshje sponsorizimi me marka të mëdha si Coca-Cola, Bank of America, kompania kineze e elektronikës Hisense dhe prodhuesi belg i birrës AB InBev.

Interesant është fakti që Kupa e Botës për meshkuj e FIFA-s 2022 në Katar kishte një shpërblim total prej 440 milion dollarësh, ndërsa Kupa e Botës për femra e FIFA-s 2023 në Australi dhe Zelandë të Re dha 110 milionë dollarë.

Ndërkohë, Liga e Kampionëve me formatin e ri prej 36 klubesh, do të shpërndajë 2.47 miliard si shpërblim këtë sezon.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT