Fiaskoja e vizitës së Brnabiq në Bruksel, Presidentja e PE-së i thotë: Nuk e dija që ishe këtu

Fiaskoja e vizitës së Brnabiq në Bruksel, Presidentja e PE-së i thotë: Nuk e dija që ishe këtu

Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Brnabiq, u takua sot në Bruksel me Presidenten e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Mecola, por takimi nuk u transmetua në faqen zyrtare të PE-së, dhe as nuk është e mundur të gjendet informacion rreth takimit në faqen e internetit.

Media e regjimit raportoi me triumf lajmin e takimit midis Brnabiq dhe Mecola, megjithatë, në pamjet që u shfaqën në internet përpara takimit, duket se Presidentja e PE-së nuk ishte në dijeni se po vinte një mysafir nga Serbia.


“Më vjen keq, nuk e dija që ishe këtu”, i tha Mecola, Brnabiqit, transmeton Telegrafi.

Më pas, Brnabiq e falënderoi Presidenten e PE-së që erdhi nga Brukseli në Strasburg, të cilës ajo iu përgjigj se ndërkohë e kishte “mbushur agjendën e saj”, duke sugjeruar se kishte pasur edhe takime të tjera.

Kur bëhet fjalë për takimet, dihet që Brnabiq është planifikuar të takohet me Mecola-n, nëse shikoni faqen e internetit të Parlamentit Evropian.

Detajet e takimit, çfarë u tha gjatë bisedës, deklaratat për median – asgjë nga këto nuk është e disponueshme në faqen e internetit të PE-së.

Për më tepër, gazetarët që ishin të pranishëm në fillim të takimit midis Brnabiq dhe Mecole folën me kameramanin zyrtar të këtij institucioni, i cili u shpjegoi atyre se nuk do ta mbulonte takimin me Brnabiq.

Sipas informacioneve të mediave serbe, meqenëse ishte një takim “kokë më kokë”, pra një takim që nuk ishte pjesë e agjendës së paracaktuar të Mecole, nuk pati asnjë fjalim të përbashkët për median dhe asnjë mbulim në kanalet e Parlamentit Evropian. /Telegrafi/