Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë gati gjithçka për ndeshjen vendimtare kundër Turqisë, duke publikuar pamje nga zhveshtorja e ekipit para finales.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shfaqen fanellat e përfaqësueses së Kosovës të vendosura me kujdes, duke treguar se ekipi është gati për natën historike që pritet me emocione të mëdha.
“Dardanët” do të zbresin sonte në fushë me fanellat e tyre të kaltërta, ndërsa Turqia do të paraqitet me fanella të bardha.
“Fanellat janë gati për finalen e madhe ndaj Turqisë”, ka shkruar FFK-ja në postimin e saj në Facebook.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


