E premte, 24 Janar, 2025
spot_img
HomeSportFFK-ja ankohet në CAS për vendimin e UEFA-s për ndeshjen kundër Rumanisë

FFK-ja ankohet në CAS për vendimin e UEFA-s për ndeshjen kundër Rumanisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani – Kosovë, të datës 15.11.2024.

FFK-ja thotë se, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, “është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar”.

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor.

Kujtojmë se UEFA e ndëshkoi Kosovën me humbjen e tri pikëve në tavolinë, ndërsa Rumaninë me rreth 130 mijë euro gjobë dhe me një ndeshje lojë pa praninë e tifozëve. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498