Federata e Futbollit të Kosovës, ka uruar të gjithë komunitetin futbollistik e më gjërë, për Vitin e Ri 2025.
Me anë të një video-adresimi, urata e të parit të FFK-së, Agim Ademi, karakterizohet me ambiciet për ta rritur progresin e sportit numër një, gjatë vitit të ardhshëm, njofton Klankosova.tv.
“Të vazhdojmë së bashku me përkushtim për të ngritur futbollin kosovar në nivele të reja dhe për të realizuar ëndrrat e brezave të rinj që ndjekin pasionin e tyre me topin në këmbë. Qoftë një vit i mbarë, i mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese të reja për ju dhe familjet tuaja”, shkruhet në faqen zyrtare të FFK-së.
Ademi ka falenderuar të gjithë komunitetin sportiv në Kosovë, për punën dhe angazhimin e tyre, që futbolli kosovar të arrijë suksese.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>