E diel, 3 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajme“Festuan” me armë në një dasmë në Greme, policia gjen 50 gëzhoja...

“Festuan” me armë në një dasmë në Greme, policia gjen 50 gëzhoja në oborr të shtëpisë

Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar të shtunën rreth orës 13:00 një informatë se, në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë, njësitë përkatëse (policia e rendit, hetuesit dhe forenzika) kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A. (57 vjeç), janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 50 gëzhoja të armëve, raporton Klankosova.tv.

I dyshuari, sipas Policisë, ka prezantuar dy armë zjarri – një revole dhe një pushkë gjuetie.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, armët dhe gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, ka thënë Policia.

Ndërkaq pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

The post “Festuan” me armë në një dasmë në Greme, policia gjen 50 gëzhoja në oborr të shtëpisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT