E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeFestoni me Klan Kosova, program madhështor festiv (VIDEO)

Festoni me Klan Kosova, program madhështor festiv (VIDEO)

“Ora 7”

Dita fillon me një atmosferë festive në emisionin “Ora 7”.

Intervistë me Presidenten Vjosa Osmani, e cila sjell rrëfime të veçanta për fëmijërinë, festat e fundvitit dhe familjen.

Performanca muzikore nga Ardonat Blakqori dhe dy këngëtaret e reja, Erza Ahmeti dhe Leonora Ferizi.

Lutfi Haziri dhe bashkëshortja e tij, Miki, vijnë në një bisedë të ngrohtë mbi familjen, muzikën dhe pak politikë.

Një rrëfim i veçantë nga fituesi i Big Brother VIP 2, Lumbardh Salihu.

”Fol me Arin” – Ora 10:00

Reportazh emocionues mbi jetën e të moshuarve, përfshirë dhuratat festive nga Comodita.

“Princi dhe dhuratat në shesh” – një aktivitet festiv dhe bashkëpunim me qytetarët.

Përmbledhje komike e momenteve më interesante të sezonit.

Bisedë në studio me Arin, Artinën dhe Blerinën, në bashkëbisedim me qytetarët.

“Kosova Today” – Ora 12:30

“Kosova Today”, emisioni më i dashur i shqiptarëve, sjell një edicion special për fundvitin:

Kujtimet dhe personazhet që lanë gjurmë gjatë vitit 2024.

Rrëfime ekskluzive dhe përmbledhje të ngjarjeve të vitit.

Për tre orë live, do të diskutohet jo vetëm për vitin 2024, por edhe për parashikimet për vitin e ri!

“Hallakamë” – Ora 15:40

Ky emision u kushtohet dëshirave të shikuesve për vitin e ardhshëm.

Hana dhe Agani kanë përgatitur befasi të tjera për shikuesit në ditën e fundit të vitit.

“Ora e Pasditës”

Një episod special, ku i gjithë ekipi i “Çka Ka Shpija” – 11 aktorët e tij – do të jenë në studio.

Momente qesharake, episodet më të dashura dhe sekretet prapa skenave të serialit legjendar.

Performanca muzikore nga Diana Mehmetaj, Shpend Hysaj dhe Elsa Mala, vjen si desert në fund.

“D.P.T. te Fidani” – Ora 18:20

Episodi festiv i vetëm satiriko-politik në Kosovë.

Bashkëbisedim me personazhet kryesore politike, dëshirat e tyre për vitin 2025 dhe kërkesat për qytetarët.

Fidan Jupolli  nuk do t’i kursej mysafiret nga pyetjet ne spec as ne naten e fundit te vitit 2024.

Programi Qendror Festiv – Ora 21:00

Festa qendrore në Klan Kosova zgjat për pesë orë dhe përfshin:

Performanca nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, si Sinan Vllasaliu, Yllka Kuqi, Manjolla Nallbani, Eneda Tarifa, Edona Llalloshi, Linda Hakaj, Alberie Hadergjonaj, Robert Berisha, Fatbardha Niqki, Denik Prizreni dhe shumë të tjerë.

Skeçe atraktive nga aktorët e serialit “Çka Ka Shpija” dhe atmosfera e stafit të Klan Kosova, janë oferta më e mirë për të qendruar para ekranit në natën e fundit të vitit 2024.

Mos e humbisni festën më të madhe televizive të fundvitit në Klan Kosova!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT