E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeFestivali operistik: “Rame Lahaj”, si “Sunny Hill” e “Dokufest” (VIDEO)

Festivali operistik: “Rame Lahaj”, si “Sunny Hill” e “Dokufest” (VIDEO)

Për më shumë se një javë ofruan koncerte të jashtëzakonshme gjithandej Kosovës, por kapaku do i vihet të shtunën, në Prishtinë.

Ditën e dytë të muajit gusht, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet do të performojnë artistë të ndryshëm nga e gjithë bota, raporton Klan Kosova.

Kjo për të përmbyllur edicionin e 5-të jubilar të “Festivalit Ndërkombëtar Operistik, Rame Lahaj”, një ngjarje kjo e veçantë kulturore.

Një ditë para Gala Mbrëmjes, drejtuesit dolën në një konferencë për media. Tenori, njëherësh themelues i festivalit, Rame Lahaj që këtu nuk ishte i vetëm, tha se është tejet i kënaqur me numrin e të interesuarve.

Falënderuese që mori pjesë në këtë edicion ishte edhe një soprano mysafire.

Këta premtuan se atmosfera në gala mbrëmjen, “Rame Lahaj & FRIENDS” do të jetë e jashtëzakonshme.

I gjithë ky edicion u përcoll nën tematikën, “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure”, një thirrje për tejkalimin e barrierave dhe për të përçuar fuqinë transformuese të artit, veçanërisht atij operistik. /Klankosova.tv

The post Festivali operistik: “Rame Lahaj”, si “Sunny Hill” e “Dokufest” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT