Friday, March 27, 2026
spot_img
HomeLajmeFestivali në Prishtinë: Fjala i bashkon aktorin dhe poetin (VIDEO)

Festivali në Prishtinë: Fjala i bashkon aktorin dhe poetin (VIDEO)

Në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit, artistët nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në Prishtinë për të diskutuar dhe reflektuar mbi zhvillimet e këtij arti në rajon.

Dashuria për teatër është rritur me kohën, por, sipas pjesëmarrësve, përkrahja institucionale mbetet e munguar, raporton Klan Kosova.

Profesori Josif Papagjoni nga Shqipëria theksoi se mungojnë subvencionet për të shkëlqyer teatrin.

Në Kosovë, regjisori Besim Rexhaj foli për periudhën e frikës kur filloi drama shqipe, ku guximi ishte i nevojshëm për të rezistuar artistikisht.

Rozi Konstani, regjisore e dramaturge, kërkoi guxim nga teatrot që të përfshijnë më shumë dramaturgji shqiptare, ndërsa nënvizoi se një vepër dramatike është e gjallë vetëm kur vihet në skenë.

Pjesë e këtij festivali, “Aktori dhe Poeti”, ishte edhe aktorja Safete Rogova, e cila u nderua për kontributin e saj në art.

Festivali treditor solli mysafirë nga e gjithë bota, të cilët diskutuan për letërsinë dhe poezinë. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT