E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeFestivali global: Dua Lipa e bën Kosovën kryeqendër të botës (VIDEO)

Festivali global: Dua Lipa e bën Kosovën kryeqendër të botës (VIDEO)

Superfestivali “Sunny Hill” ka nisur nga sot.

Me një line-up mahnitës, të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival do t’i përjetojnë tri ditë e net të magjishme, transmeton Klankosova.tv.

Gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi, e cila po përcjell nga afër zhvillimet në “Sunny Hill”, thotë se atmosfera atje veçse është elektrizuar, e pritet të ndizet edhe më shumë.

Ajo shton se pjesëmarrësit kanë thënë se janë tejet të lumtur për ardhjen e tyre në Kosovë, dhe që do të përjetojnë një festival magjik.

“Vlen të përmendet që përmes ekraneve të Klan Kosovës, Artmotion, kompanisë prestigjioze, Comodita, Prince Caffe, do të jemi këtu dhe do të sjellim përmes ekraneve tona atmosferën për shkak të Sunny Hillit”, tha tutje gazetarja.

The post Festivali global: Dua Lipa e bën Kosovën kryeqendër të botës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT