Bërnica mbrëmë ishte epiqendra e muzikës elektronike, ku dy DJ me famë botërore, Anyma e Peggy Gou e mbyllën me energji të jashtëzakonshme natën e fundit të festivalit “Sunny Hill”.
Shumica e mysafirëve të ardhur nga jashtë e kanë ditur se kryeprotagonistja e Sunny Hill vjen nga Kosova, por jo edhe sa mikpritës është vendi i saj dhe qytetarët e këtushëm.
“Sunny Hill” nisi më 1 gusht, kur performoi vetë Dua Lipa, duke dhënë një paraqitje për t’u mbajtur mend.
Një natë më vonë skena i takoi yllit botëror, Shawn Mendes, që po ashtu nuk kurseu veten për të dhuruar një shfaqje të rrallë.
Përmes ekranit të Klan Kosovës, dhe falë mbështetjes së Artmotion, Prince Caffe dhe Comodita, atmosfera e festivalit u shpërnda në çdo cep të vendit dhe më gjerë.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
The post Festivali ekstravagant: Kosova yll global 3 ditë, falë Sunny Hill (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.