E martë, 3 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeFesta në Paris për Champions League kthehet në kaos: Trazira, të plagosur...

Festa në Paris për Champions League kthehet në kaos: Trazira, të plagosur dhe mbi 290 të arrestuar

Festa e madhe në Paris pas triumfit të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve është shoqëruar me kaos dhe tensione të shumta pranë stadiumit “Parc des Princes”, ku mijëra tifozë ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen në një ekran gjigant, shkruan Gazeta Sinjali.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momente paniku me turma që vraponin mes shpërthimeve dhe ndërhyrjeve të policisë. Për të kontrolluar situatën, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës.

Sipas mediave franceze, rreth 5.400 efektivë policie dhe xhandarmerie u mobilizuan për ruajtjen e rendit, ndërsa të paktën 294 persona u arrestuan për shkak të sjelljeve të dhunshme dhe trazirave.

Një incident i rëndë ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kur një automjet që po lëvizte me shpejtësi përplasi katër persona në mes të turmës, përfshirë dy djem 17-vjeçarë, një vajzë 23-vjeçare dhe një grua 46 vjeçe. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shoferi tentoi të largohej, por u ndalua dhe arrestua pak minuta më vonë nga policia.

Autoritetet franceze kanë bërë thirrje për qetësi dhe për respektim të rendit gjatë festimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Festa në Paris për Champions League kthehet në kaos: Trazira, të plagosur dhe mbi 290 të arrestuar appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT