Thursday, March 19, 2026
spot_img
HomeLajmeFesta e Bajramit, Hamza uron besimtarët: Le të bashkohemi në frymën e...

Festa e Bajramit, Hamza uron besimtarët: Le të bashkohemi në frymën e solidaritetit

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit në ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook, Hamza tha se “të bashkohemi në frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin”.

“Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit. Le të bashkohemi në frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin. U qoftë pranuar agjërimi dhe gëzuar festën, me urime për paqe, shëndet dhe begati për të gjithë ju”, shkroi Hamza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT