Feronikeli’74 eliminohet nga Prishtina e Re e Ligës së Parë

Feronikeli'74 eliminohet nga Prishtina e Re e Ligës së Parë

Me fitoren ndaj Prishtinës së Re në duelin “Play-Out” të datës 1 qershor 2024, Feronikeli’74 shpëtoi pa rënë nga Superliga.

Skuadra e re nga kryeqyteti, sot arriti të “hakmerret” duke e eliminuar Niklin nga Kupa e Kosovës, raporton Klankosova.tv.

Çerekfinalen ekipit të tyre ua siguruan Kreshnik Bahtiri dhe Fati Ismaili, të cilët realizuan golat e fitores me rezultat 0-2.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Edon Sadriu në minutën e 89 e kualifikoi Ferizajin në mesin e tetë më të mirëve, duke e mundur 1-0 sensacionin e xhiros së kaluar në këtë kompeticion, Rilindjen.

Këta të fundit e kishin eliminuar kampionin aktual dhe fituesin e këtij trofeu në sezonin e kaluar, Ballkanin nga Suhareka, njofton Klankosova.tv.

Gjysëmfinalet do t’i kërkojnë edhe gjashtë skuadra të tjera.

Prishtina, Drita, Llapi, Malisheva, Vëllaznimi e Drenica.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>