E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/fero-akuzohet-per-dhune-ne-familje-ngacmim-seksual-dhe-kanosje/Fero akuzohet për “dhunë në familje”, “ngacmim seksual” dhe “kanosje” - Klan...

https://klankosova.tv/fero-akuzohet-per-dhune-ne-familje-ngacmim-seksual-dhe-kanosje/Fero akuzohet për “dhunë në familje”, “ngacmim seksual” dhe “kanosje” – Klan Kosova

Reperit të njohur, Feronit Shabani, i njohur me nofkën Fero, i janë ngritur tri aktakuza.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Gjilan.

Sabit Shkodra, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Themeloren e Gjilanit, ka konfirmuar për Klanin se Fero akuzohet për dhunë në familje, për ngacmim seksual dhe kanosje.

“Në lidhje me rastin në fjalë ju njoftojmë se me datë 18.12.2024, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Feronit Shabani, për tre vepra penale, dhunë në familje nga neni 248  paragrafi 3 nen paragrafi 3.1  dhe 3.2  lidhur me nenin 77 të  KPRK-së, ngacmim  seksual nga neni 183 paragrafi 1  të KPRK dhe kanosja, nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Shkodra për Klankosova.tv.

Ai theksoi se me datë 25.06.2025, gjyqtari i çështjes ka mbajtur shqyrtimin fillestar, ku i pandehuri nuk e pranuar fajësinë për këto vepra penale dhe procesi gjyqësor vazhdon.

Klankosova.tv raportoi ekskluzivisht të mërkurën për rastin e tri aktakuzave ndaj Feros. /Klankosova.tv

The post Fero akuzohet për “dhunë në familje”, “ngacmim seksual” dhe “kanosje” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT