Barcelona ka arritur një fitore mbresëlënëse me rezultat 6:0 ndaj Valencias, në kuadër të javës së katërt të La Ligas.
Mesfushori i ri, Fermin Lopez, ishte një nga lojtarët më të dalluar të takimit, duke realizuar dy gola dhe duke u shpallur lojtari i ndeshjes.
Pas ndeshjes, Lopez dha një deklaratë interesante për mediat, ku theksoi se stadiumi i ndeshjes i sjell fat:
“Duhet t’i kërkojmë La Ligas nëse mund të vazhdojmë të luajmë në këtë stadium. Kundër Como-s kam shënuar dy gola, kurse edhe sonte i shënova dy. Më përshtatet ky stadium”, tha Fermin Lopez me buzëqeshje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!