E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeFermerit në Rahovec i digjen 15 hektarë grurë, kërkon kompensim nga ministria...

Fermerit në Rahovec i digjen 15 hektarë grurë, kërkon kompensim nga ministria e Bujqësisë

Fermerit Erolind Morina nga Rahoveci, i janë djegur rreth 15 hektarë grurë më 16 korrik të këtij viti.

Në redaksinë e Klankosova.tv, Morina thotë se një ngjarje e tillë është dëm i madh për të, pasi në këta hektarë të djegur, sipas fermerit, ishin rreth 950 mijë kilogramë grurë.

Ai po ashtu ankohet se qeverisë në detyrë dhe ministrisë së Bujqësisë nuk po i intereson rasti në fjalë, duke shtuar se dëmi duhet të i kompensohet.

E rastet me zjarret nëpër toka bujqësore nuk janë të rralla në Kosovë, sidomos kohëve të fundit ku dhjetëra hektarë janë djegur si pasojë e flakëve.

The post Fermerit në Rahovec i digjen 15 hektarë grurë, kërkon kompensim nga ministria e Bujqësisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT