17:54 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Gj. Sh
Ferizaji ka marr tre pikë të rëndësishme në Superligë, dhe është futur fuqishëm në garë për një vend që e dërgon në Evropë.
Para tifozëve vendas, Ferizaji shënoi fitore ndaj Dritës, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Antonio Ilieski shënoi golin e epërsisë në minutën e 48-të. Drita e barazoi rezultatin në minutën e 80-të, me golin e Veton Tushës.
Por gëzimi i tyre zgjati veq një minutë, pasi Fatjon Isufi riktheu epërsinë dhe vulosi fitoren.
Ferizaji tashmë ka 45 pikë dhe renditet në vendin e katërt, me dy pikë prapa Malishevës.
Ndërkohë Drita vazhdon të jetë lidere e tabelës me 66 pikë, nëntë më shumë se Ballkani./IndeksOnline/