Ferizajasit gati për protestën në Hagë (VIDEO)

Ferizajasit gati për protestën në Hagë (VIDEO)

Me 14 shtator do të mbahet vazhdimi i protestës së organizuar nga OVL-UÇK në Hagë, kundër asaj që ata e quajnë padrejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe qytetarët e Ferizajt kanë shprehur interesim për t’u bërë pjesë e kësaj proteste.

Përveç organizimeve nga OVL-UÇK, nisma të tjera në këtë komunë janë bashkuar për të mbledhur më shumë qytetarë që do të udhëtojnë drejt Hagës.

Në një intervistë në emisionin “Ora 7”, Ismajl Jashanica tha se interesimi i ferizajasve ka qenë i madh.

“Duhet t’i themi kësaj gjykate mjaft më. Ata duhet të kthehen në familjet e tyre, në tokën e vet”, deklaroi ai.

The post Ferizajasit gati për protestën në Hagë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.