Ferizaj vazhdon aktivitetet vetëdijësuese për kancerin e gjirit në kuadër të Tetorit Rozë

Ferizaj vazhdon aktivitetet vetëdijësuese për kancerin e gjirit në kuadër të Tetorit Rozë

Në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit, Ekipi i Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka zhvilluar një aktivitet informues në fshatin Dubravë.

Gjatë ligjëratës, banoret u informuan mbi rëndësinë e vetëkontrollit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit – si një nga mënyrat më efektive për parandalim dhe trajtim të suksesshëm, përcjell Telegrafi.


Ky aktivitet është pjesë e fushatës vetëdijësuese që po zhvillohet gjatë muajit tetor në të gjitha zonat e komunës, me moton: “Kontrollo sot – për një të nesërme më të shëndetshme.”

Nëpërmjet këtyre nismave, Komuna e Ferizajt synon të rrisë ndërgjegjësimin për kujdesin ndaj shëndetit të grave dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore. /Telegrafi/