Ferizaj: Sulmoi fizikisht djalin e tij të mitur, shoqërohet në polici babai

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në vend

Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.

Sipas njoftimit të policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ditë më parë pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

The post Ferizaj: Sulmoi fizikisht djalin e tij të mitur, shoqërohet në polici babai appeared first on Klan Kosova.