Ferizaj si Amsterdami – gratë nga Shqipëria që ofrojnë shërbime seksuale (VIDEO)

Ferizaj si Amsterdami – gratë nga Shqipëria që ofrojnë shërbime seksuale (VIDEO)

Në nëntor të vitit të kaluar, Kiks Kosova nisi hulumtimin për prostitucion në kafenetë e Ferizajt. Për ta realizuar këtë, ekipi i emisionit u paraqit si klient nëpër kafene, brenda të cilave u kuptua se po zhvillohej prostitucion.

Për të arritur deri te adresa e tyre ishte fare e lehtë. Shumë qytetarë e dinin vendndodhjen, madje edhe çmimin. Jo vetëm vendi përballë Kishës Katolike ishte i njohur, por edhe rruga e Varoshit, ndaj hap pas hapi, Kiks Kosova trokiti në dyert e këtyre lokaleve.

Gazetari i Kiks Kosovës nisi bisedat me një nga vajzat që punonte në një kafene – një vajzë e thjeshtë, por me një botë tjetër, të errët.

Çmimi që kamerieret të cilat shpeshherë kryenin edhe një punë tjetër të fshehtë kërkonin, ishte i lartë.

Fillimisht, ato kërkuan një shumë prej 70 eurosh.

Mirëpo, para se të negociohej me to, rregulli ishte i prerë: klientët duhej të konsumonin të paktën një pije – dhe kjo pije kushtonte shtrenjtë, po aq sa “shërbimi” – 10 euro për një gotë.

Por Kiks kishte një ide.

Pasi “klienti misterioz” piu dy pije, propozoi një çmim prej 20 eurosh  një ofertë e lirë që shkaktoi tronditje tek vajzat. Zonja u habit dhe u zemërua  si mund të ulej çmimi nga 70.

Ishte një ofertë që nuk i shkonte për shtat, por pas negociatave, u arrit një zbritje e vogël në 50 euro. Si përfundim, Mavi dhe Kiks Kosova u dakorduan.

Për transportin drejt hotelit ku zhvillohej kjo “lojë e errët”, vajzat kishin një taksi të dedikuar një taksist që vinte vetëm me një shkelje syri. Vendi dhe çmimi u vendosën, u mor taksia dhe nisja ishte e shpejtë.

Zonjat tani dukeshin si kliente të përhershme të hotelit ku arritën. Ato garantonin se nuk kishin një tutor mbrapa tyre. Biseda në hotel vazhdoi me rrëfime për eksperiencat me klientët, duke treguar se shpeshherë kanë edhe klientë të moshës 18-vjeçare.

Mavi, emri i dhënë nga redaksia, rrëfente se në këtë hotel ka raste kur vjen 5 apo 6 herë në ditë, në varësi të klientëve.

Si përfundim, Kiks Kosova arriti të zbulojë anën e errët të këtyre lokaleve, ku zhvilloheshin veprimtari ilegale si prostitucioni.

Ndiqni videon e mëposhtme:

The post Ferizaj si Amsterdami – gratë nga Shqipëria që ofrojnë shërbime seksuale (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.