E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportFerizaj, shumë i fortë për Gjilanin

Ferizaj, shumë i fortë për Gjilanin

Ferizaj arriti të marrë tre pikë në përballjen kundër Gjilanit në stadiumin me bari artificial në Ferizaj.

Që në minutat e parë, vendësit treguan se e kanë seriozisht këtë përballje, duke arritur të tundin rrjetën kundërshtare që në minutën e 5-të përmes Marko Musulin.

Rreth 30 minuta më pas (37’), mysafirët barazuan shifrat nga pika e bardhë përmes Edi Basas.

Por vetëm dy minuta më pas (39’), Enhar Cakolli riktheu sërish epërsinë e vendësve.

Kështu, skuadrat në pushim shkuan me rezultatin 2-1.

Edhe pjesa e dytë u takoi vendësve, të cilët arritën të shënojnë sërish në minutën e 77-të përmes Erion Sadriut.

Me rezultatin 3-1 edhe u mbyll ndeshja.

Kjo është fitorja e parë e Ferizajt pas shtatë xhirove. Aktualisht gjendet në vendin e 8 me 20 pikë, kurse Gjilani, që në xhiron e fundit mposhti liderin Dritën, zë vendin e gjashtë me 21 pikë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT