Njësitë policore në Ferizaj kanë ndërmarrë aksione kontrolli ndaj automjeteve që transportojnë lëndë drusore në këtë komunë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, gjatë kontrolleve janë ndaluar gjashtë kamionë, të cilët transportonin dru pa dokumentacion të nevojshëm ligjor.
Pas verifikimit, automjetet dhe ngarkesat e tyre janë sekuestruar, ndërsa janë njoftuar zyrtarët kompetentë të pylltarisë për procedurat e mëtejme ligjore.
Policia ka theksuar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të lëndës drusore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!